Qeveria e Kosovës do të mblidhet sot pasdite, raporton Gazeta Express.
Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate që kryeministria ka nisur për medie.
Në këtë njoftim thuhet se mbledhja e Qeverisë do të mbahet sot në ora 15:00.
Në këtë mbledhje sipas deklaratës së Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut që e ka bërë dje në një tryezë të organizuar nga FOL, do të hidhet në votim planprogrami i Qeverisë.