Qeveria ma miratuar propozim-vendimin për shpronësimin për interes publik të pronave të paluajtshme/ndërtesës-lokaleve afariste të cilat janë nën menaxhimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit të cilat preken nga realizimi i projektit “Ndërtimi i Sheshit të Qytetit” në Obiliq, raporton Ekonomia Online.
Zv.Ministri i MMPH-së, Kurtan Kurtan Kajtazi, tha se kompensimi do të bëhet konform ligjeve në fuqi.
“Kompensimi i vlerës lokale do të bëhet nga Komuna e Obiliqit konform ligjeve në fuqi”.
Gjithashtu u miratua edhe propozim-vendimi për shpronësim të pronave të paluajtshme të ish-ndërmarrjes OBT “Produkt” Zona Kadastrale Polac i ri në Skenderaj, të cilat preken nga realizimi i projektit “Ndërtimi i Parkut të Biznesit”.
Kajtazi, tha se janë plotësuar të gjitha kushtet për shpronësim, raporton EO.
“Pas plotësimit të kushteve të parapara i propozojmë Qeverisë të nxjerr vendim ekzekutiv për shpronësim me interes publik me sipërfaqe të përgjithshme rreth 364 mijë km”.