Pushteti lokal në Sarajevë ka shpallur gjendje alarmi të enjten, pasi kryeqyteti i Bosnjë e Hercegovinës është njëri ndër qytetet më të ndotura në botë në ditët e fundit, sipas parashikuesit të cilësisë së ajrit, AirVisual.
Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, u rendit në vendin e 16-të si qyteti më i ndotur në botë të enjten në orën 11:00, sipas AirVisual.
Vetëm Lahores në Pakistan dhe Nju Delhi në Indi ishin dy qytetet më të ndotura se Sarajeva në gjithë botën mëngjesin e së enjtes. Kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut, Shkupi, është renditur si vendi i nëntë më i ndotur në botë të enjten.
Indeksi i ndotjes së ajrit në kryeqytetin e Bosnjë-Hercegovinës ishte 290 dhe ishte në një nivel që tregon ajër shumë të pashëndetshëm.
Problemi më i madh është përqendrimi i mikrogrimcave të rrezikshme të pluhurit prej PM 2.5, pasi në ajër kishte 245 mikrogramë për metër kub, që është 49 herë më shumë se sasia e toleruar nga standardet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.