Qeveria mban mbledhje festive, Haradinaj thotë se s’mund të kthehemi mbrapa

Prishtinë | 17 Shk 2019 | 08:14 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës mëngjesin e së dielës ka mbajtur mbledhje festive për nder të 11-vjetorit të Pavarësisë, raporton Ekonomia Online.

Ministrat fillimisht në korridorin para sallës ku mbahen mbledhjet e Qeverisë janë shërbyer me shampanjë.

Kreu i ekzekutivit, Ramush Haradinaj para kabinetit qeveritar ka përmendur sfidat nëpër të cilat ka kaluar vendi.

Haradinaj nuk la pa përmendur sukseset e shtetit që këtë vit për herë të parë feston përvjetorin e pavarësisë me ushtrinë.

Sipas tij, shteti i Kosovës për 11 vite është konsoliduar ndërkaq u shpreh që vendi nuk është i gatshëm të bëjë hapa mbrapa, duke e quajtur këtë mesazh edhe për miqtë.

“Pavarësia jeton në ne, secili prej nesh i ka jetuar këto 11 vjet. Secili nga ne e ka rrëfimin e vet, edhe Qeveria e ka rrëfimin e vet. Ajo çka është me rëndësi që tu konfirmojmë qytetarëve është se me kujdesin më të madh jemi para temave të mëdha”.

“Ka shumë vendime, pako ligjore të respektuara, ka vendime të mëdha siç është ushtria, vendimet ekonomike, vendimet për Trepçën”.

Haradinaj shtoi se viti 2019 do të jetë viti kur Kosova do të përmbyllë të gjitha çështjet e hapura, duke përmendur edhe marrëveshjen finale me Serbinë.

“E kemi edhe marrëveshjen me Serbinë që është ligjërisht e obligueshme për njohje reciproke. Gjatë rrugëtimit tonë kemi has në sfida, por Kosova nuk e ka luksin me bë hapa mbrapa, këtë do tu shpjegojmë edhe miqve tanë se nuk mund të bëjmë hapa prapa, sepse e dobësojnë Kosovën”.

Haradinaj pas mbledhjes do të marrë pjesë në ngritjen solemne të Flamurit të Republikës së Kosovës.

Për të vazhduar më pasë i shoqëruar nga presidenti Hashim Thaçi dhe kreu i Kuvendit, Kadri Veseli me vendosjen e kurorave të luleve te shtatorja e ish-Presidentit, Ibrahim Rugova.

Të tre sërish bashkë do të vazhdojnë për në Prekaz, e gjithë kjo sipas agjendës së përcjell medieve, ku do të vendosin kurora lulesh në kompleksin memorial “Adem Jashari”.

Për në ora 10:45 është planifikuar mbajtja e seancë solemne për nder të 11-vjetorit të Pavarësisë.

Për në ora 12:20 është paralajmëruar parakalimi i Trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovë, raporton Ekonomia Online. Një koncert për paralajmëruar për në orën 20:00.

Edhe gjatë së shtunës, në kryeqytet dhe qendrat tjera të vendit janë zhvilluar aktivitete të ndryshme.

Deklarata e Pavarësisë nga Kuvendi i Kosovës, është nisur për në 7 qendrat kryesore të vendit. Në Prishtinë Deklarata është vendosur në sheshin “Nënë Tereza”.

Më pasë është bërë vendosja e punimeve artistike “Simbolet e Pavarësisë” në sheshin “Zahir Pajaziti”. Kurse në sheshin “Adem Jashari” është hapur Panairi i produkteve vendëse.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/2185388565061378/

Të ngjashme