Sot në ora 19:00 do të mblidhet qeveria.
Një informatë të tillë e ka konfirmuar edhe Qeveria e Kosovës përmes një njoftimi për media, ndonëse nuk janë dhënë informata për arsyen e thirrjes së këtij takimi.
Mbledhja është thirrur për masat e reja Anti-COVID.
Qeveria ka miratuar masat anti-Covid më 5 prill, masa këto të cilat kanë hyrë në fuqi nga data 7 prill dhe janë të vlefshme deri më 18 prill.