Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e shtatë ku ka vendosur për masa të reja për parandalimin e përhapjes së Coronavirusit, raporton Ekonomia Online.
Si pikë të rendit të ditës në mbledhjen e sotme, Qeveria e Kosovës e ka edhe: Shqyrtimi i Propozim-vendimit për Autorizimin e Ministrit të Shëndetësisë për plotësim – ndryshimin e Udhëzimit Administrativ (Shëndetësi) Nr.01/2015 Autorizimi për Marketing për Produkte Medicinale duke evituar procedurat që përcaktohen me Rregulloren nr. 09/2011 të Punës së Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Rregulloren nr.13/2013 për Shërbimin Ligjor Qeveritar (MSH)
Shqyrtim Projekt-udhëzimit Administrativ për ndryshimin dhe plotësimin e Udhëzimit Administrativ nr.03/2016 për masat e vecanta për regjistrimin e pronës së paluajtshme të përbashkët në emër të dy bashkëshortëve.
Shqyrtimi i Propozim-vendimit më të cilën konfirmohet vullneti i Qeverisë së Republikës së Kosovës për procedimin e mëtutjetshëm për shqyrtim në Kuvendin e Republikës së Kosovës të disa vendimeve të Qeverisë.
Shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë nr.01/69 të datës 15 mars 2021.