Një ditë pasi u votua, Albin Kurti do ta mbledh sot Qeverinë me kabinetin e tij të ri.
Tashmë Qeveria ka dërguar dhe një komunikatë për media ku njofton se mbledhja do të zhvillohet në ora 10:00.
“Mbahet mbledhja e parë e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.
RENDI I DITËS
Shqyrtimi i Projektligjit Nr. 09/L-002 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi aranzhimet për zbatimin e përkrahjes së Unionit për Kosovën në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rritje (ZKM).
- Shqyrtimi i Projektligjit Nr. 09/L-003 për ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit për Programin e Parë për “Financimin e Politikave Zhvillimore për Efektivitetin Fiskal, Konkurrueshmërinë dhe Rritjen e Gjelbër” ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim (pjesë e Bankës Botërore) (MF).
- Shqyrtimi i Projektligjit Nr. 09/L-004 për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë për “Instrumentin për Reforma dhe Rritje për Ballkanin Perëndimor” ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian (MF).
- Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin KOMPAS – Qasja Gjithëpërfshirëse e Kosovës për Forcimin e Sistemit të Shëndetësisë (MF).
- Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin “Edukimi në Fëmijërinë e Hershme dhe Kujdesi për Kapitalin Njerëzor të Kosovës” (MF).
Të ndryshme.