Qeveria e Kosovës pritet të mbajë mbledhje sonte.
Mbledhja e kabinetit qeveritar mbahet në ora 20:30 të së premtes.
“Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. VENDI: Ndërtesa e Qeverisë. KOHA: 20:30”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Kryeministri Albin Kurti prej dy ditësh ka qëndruar në Bruksel ku është takuar me akterë të ndryshëm të Bashkimit Evropian, dhe ka theksuar ndër të tjera, kërkesën për liberalizim të vizave, rifillimin e dialogut në tavolinën e bisedimeve ku Kosova paraqitet si palë e barabartë, gjendjen me pandeminë dhe nevojën për sigurimin e vaksinave për Covid-19.