Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme, ka marrë vendim për mbulimin e shpenzimeve për mjekim jashtë shtetit për ish-zëvendëskryeministrin Bujar Bukoshi.
Kryeministri Ramush Haradinaj kërkoi që Qveria të ndajë 30 mijë euro për Bujar Bukoshin, i cili njihet si kryeministër i Qeverisë në egzil të Kosovës, gjatë viteve 1990-të.
“Do t’i ndahen ish-kryeministrit në ekzil, Bujar Bukoshi, për shërim, një shumë prej 30 mijë euro. Këto shpenzime mbulohen nga kategoria e rezervave”, ka thënë kryeministri Haradinaj.
Kërkesa e qeverisë u miratua nga kabineti qeveritar.
Edhe Isa Mustafa në kohën sa ishte kryeministër kishte ndarë para për shërimin e Bukoshit, i cili po vuan nga një sëmundje e rëndë.