Qeveria ka marrë vendim për themelimin e komisionit për vlerësimin dhe propozimin e tarifave të përgjithshme për shfrytëzimin e lëndës së mbrojtur me të drejtën e autorit nga operatorët kabllorë, raporton Ekonomia Online.
Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit (MKRS) Kujtim Gashi, tha se tarifat përcaktohen nga ana e Qeverisë, por që ka kërkuar që ët merren parasysh kërkesat e operatorëve kabllorë.
“Tarifat e përgjithshme të përcaktohen nga ana e Qeverisë dhe propozoj të themelohet komisioni që do merren parasysh kërkesat e operatorëve kabllorë”, tha Gashi.