Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar mbledhje në ora 15:30. Pritet që gjatë kësaj mbledhjeje kabineti qeveritar të themelojë Komisionin e Posaçëm për Parandalimin e infeksionit Coronavirus – COVID-19, shkruan Ekonomia Online.
Këto do të jenë pikat e rendit të ditës së mbledhjes së Qeverisë:
1. Shqyrtimi i propozim-vendimit per themelimin e Komisionit tw Posaçëm pwr Paandalimin e infeksionit Corona-Virus – COVID-19
2. Të ndryshme
Kujtojmë se Qeveria e Kosovës ka marrë një sërë masash për parandalimin e Coronavirusit, pas shpalljes nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si pandemi.