“Qeveria me marrëveshjen e Brukselit i legjitimoi arrestimet në veri”

Prishtinë | 03 Qer 2019 | 09:02 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Serbisë, Bojan Pajtiq tha se nuk mund të “shfajësoj brutalitetin dhe forcën tepërt” siç tha ai që u ” aplikua në aksionin e Policisë së Kosovës në veri të Kosovës më 28 maj”, por se sipas tij qeveria aktuale duke nënshkruar marrëveshjen e Brukselit i dha legjitimitet këtij veprimi.

” Vuçiq me muaj na ka frikësuar me dhunë fizike në Kosovë, nëse nuk ka marrëveshje me shqiptarët, dhe pastaj gjatë seancës së Kuvendit për Kosovën, vie deri te arrestimet”, tha Pajtiq për TV Nova S, transmeton Klan Kosova.

Ai vlerëson se ngjarjet e 28 majit në Kosovë i përshtaten Beogradit dhe Prishtinës.

“Prishtinës i përshtatet për të demonstruar fuqinë me arrestime, dhe Vuçiqit që t’i t’i frikësojë serbët se do të ketë luftë”,tha ai.

I pyetur në lidhje me hetimin për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, Pajtiq tha se “Vuçiq ka minuar hetimin duke lexuar deklaratën e Rada Trajkoviq e dhënë në Zyrën e Prokurorisë Speciale në Prishtinë”.

Të ngjashme