Kryeministri Ramush Haradinaj gjatë mbledhjes së Qeverisë tha se kanë një plan veprimi sa i përket vatrave të zjarrit nëpër pyjet e vendin.
Ai ka theksuar se në këtë çështje janë kyçur të gjitha institucionet, raporton Ekonomia Online.
”Në përgjithësi kemi një plan veprimi ku janë kyçur të gjitha institucionet pa ashtu edhe KFOR-i. Ju bëjë thirrje kryetarëve të komunave që të jenë vigjilentë që të ndërmarrin veprimet me kohë”.
“…kurse policisë ju bëjë thirrje që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme të shohin nëse ka veprime kriminale dhe t’i vënë para drejtësisë”.