Qeveria e Kosovës ka miratuar draftin e Strategjisë Shtetërore për Migrim 2021-2025 dhe Plani i Veprimit 2021-2023, raporton Ekonomia Online.
Zëvendësministër i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani, tha se draft-strategjia ka kaluar konsultimet publike, derisa ka shtuar se nuk ka kosto shtesë.
“Strategjia për migrim reflekton prioritetet e qeverisë dhe zotimet për bashkëpunim ndërkombëtar”.
“Strategjia është hartuar në parim me planin qeveritar. Draft-strategjia ka kaluar procesin e konsultimeve publike dhe nuk krijon kosto shtesë për buxhetin e Kosovës”.