Qeveria e Kosovës ka marrë kredi në vlerë prej 5.349 milionë euro nga Unicredit Bank Austria AG, për financimin e projektit të trajtimit të ujërave të zeza në Komunën e Podujevës, raporton Ekonomia Online.
Marrëveshja është nënshkruar nga ministri i Financave, Bedri Hamza dhe drejtoresha për eksport në UniCredit Bank Austria AG, Sabina Eder.
Ministri i Financave (MF), Bedri Hamza tha se pas Podujevës për projekte të ngjashme do të marrin mbështetje edhe komunat e tjera. Sipas tij, kjo marrëveshje është e volitshme dhe nuk ka normë të interesit
“Marrëveshja kap shumën prej 5 milionë e 439 milionë euro është me kushte jashtëzakonisht të volitshme. Këto kredi nuk kanë normë të interesit. Projekti do të zhvillohet në komunën e Podujevës”.
“Shumë shpejte presim që të vijnë edhe me marrëveshje të tjera që kanë të bëjnë me Komunën e Ferizajt, Istog, Shtimes, Gracanicës etj”.
Drejtoresha për Eksport në UniCredit Bank Austria, Sabina Eder tha se marrëveshjet si kjo bashkojnë edhe më shumë Kosovën me Austrinë.
“Unicredit Bank Austria është krenare që është pjesë e kësaj nisme është me një qëllim të përbashkët që ti afrojë Kosovën dhe Austrinë”.
Në nënshkrimin e kësaj marrëveshje ishte i pranishëm edhe Ambasadori i Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler. Ai kërkoj nga komponentët që të zbatojnë sa më shpejtë projektet, raporton EO.
“Kam përcjell zhvillimin e projekteve me këto kredi të buta tash e disa vite. Marrëveshja për huan e butë mes Kosovës dhe Austrisë është në proces tash e disa vite dhe tani po i zbatojë dy komponentët kryesore të kredisë së butë”.
“Ne gjithmonë themi që gjithçka të shkojë sipas rregulla dhe që tu përmbahemi në mënyrë strikte të gjitha ligjeve dhe rregulloreve të Kosovës. Shpresojmë që do të kemi zbatim të shpejtë të projekteve”.
Ndërsa kryetari i komunës së Podujevës, Agim Veliu tha se përfituesit më të mëdhenj të këtij projekti janë qytetarët.
“Pas një periudhe të gjatë pritjes. Mirëpo me qenë se komuna e Podujevës është komuna e parë. Jemi një hap pranë zbatimit të kësaj marrëveshje sepse sigurisht marrëveshja duhet të ratifikohet edhe në Kuvend”.