Qeveria merr vendim për shfrytëzim të pronave për hulumtime në lokalitetin “Ulpianë”

Prishtinë | 12 Tet 2023 | 10:43 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës në mbledhjen 165-të të saj ka marrë vendim për shfrytëzim të pronave pranë lokalitetit arkeologjik “Ulpianë”, në mënyrë që të kryhen hulumtime të mëtejshme arkeologjike.

Në fjalën e tij, kryeministri Albin Kurti ka përmendur zbulimin e mbishkrimit të perandorit Justinian, të cilën e ka cilësuar si një ndër zbulimet më të rëndësishme në arkeologjinë e Kosovës, shkruan Klan Kosova.

“Shqyrtimi i propozim-vendimit për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim, projekti mbrojtja dhe menaxhimi i trashëgimisë kulturore, konservimi dhe investimi në lokalitetin arkeologjik ‘Ulpiana’, në rrënojat e qytetit romak, lokaliteti i sotëm jo shumë larg Prishtinë, para dy muajsh arkeologët kanë zbuluar një mbishkrim të perandorit Justinian, 527-565, pra në shekullin VI-të, dëshmi e rrallë e lidhje së tij me Dardaninë, vendin e tij të origjinës”.

“Ky mbishkrim në kishën paleokristiane, është një ndër zbulimet më të rëndësishme në arkeologjinë e vendit, si dëshmi e identiteti Dardan në antikitetin e vonë dhe mesjetën e hershme. Duke marrë parasysh rëndësinë, Qeveria jonë ka ndërmarrë hapa konkret për mbrojtjen dhe promovimin e tij përmes mbështetjes financiare, ekspertizës shkencore dhe bashkëpunimit të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë”, ka thënë më tej shefi i qeverisë.

Në fund ai ka thënë se hap i radhës i rëndësishëm është sigurimi i qasjes për hulumtim dhe shfrytëzim të pronave ku gjendet ky lokalitet nëpërmjet shpronësimit.

Të ngjashme