Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme mori vendim për propozimin e ministrit të Financave, Besnik Bislimi që të alokohen mjetet e Komisionit Qendror Zgjedhor vetëm për mallra dhe shërbime e jo për mëditje, raporton Ekonomia Online.
Propozimi i Bislimit është votuar dhe aprovuar.
Ai tha se është detyrë e KQZ-së që të mundësoi që këto obligime të kryhen në kuadër të orarit të tyre.
“Zgjedhjet janë për një komunë dhe vetëm për kryetar. Kërkesa e KQZ-së për buxhet është skandaloze dhe tepër e madhe. Duke kërkuar 60% shtesë për mëditje. Nuk do të tolerojë që një institucion me shfrytëzua paranë publike. Ne marrim tatime prej një niveli që ka paga 300 euro. Propozimi im është që të evokohen mjete të parapara për mallra dhe shërbime por të mos aprovohet për meditje shtesë”, tha ministri Bislimi.