Qeveria miraton bonusin e pranverës për pensionistët, shpërndarja nis që në shkurt

Prishtinë | 09 Jan 2025 | 13:44 | Nga Ekonomia Online

Bonusi i pranverës për pensionistët miratohet edhe në qeveri, do të shpërndahet nisur nga muaji shkurt, shkruan A2 CNN.

Të moshuarit që marrin pension deri në 20 mijë lekë, do të marrin 10 mijë lekë shtesë në pranverë. Kush merr më shumë se 20 mijë lekë pension, do të përfitojë edhe 5 mijë lekë të tjera si bonus.

Qeveria ka ndryshuar për të tretën herë buxhetin e këtij viti duke shpërndarë  6.3 miliardë mbështetje për të moshuarit.

Të ngjashme