Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, sot ka marr pjesë në mbledhjen e Qeverisë ku ka prezantuar projektligjin Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për procedurën jo-kontestimore, Projektligjin për Noterinë, ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Trashëgiminë e Kosovës, si dhe Strategjinë Kombëtare të Kosovës për Mbrojtje nga Dhuna në Familje.
Po ashtu, është miratuar edhe Plani i veprimit të Ministrisë së drejtësisë 2016-2020.
Ministrja Hoxha gjatë prezantimin tha se finalizimi i këtyre Projektligjeve është rezultat i një pune të gjatë të bërë me përkushtim nga Ministria e Drejtësisë dhe partnerëve ndërkombëtar që mbështesin këtë ministri.
“Me këto ligje, avancojmë legjislacionin dhe bëhet qartësimi i çështjeve të caktuara, të përgjegjësisë së sektorëve të ndryshëm, duke i kontribuuar rritjes së efikasiteti, llogaridhënies dhe fuqizimin e sundimit të ligjit”, tha Hoxha.
“Përmes këtyre ligjeve synojmë të avancojmë legjislacionin dhe bëhet qartësimi i çështjeve të caktuara, të përgjegjësisë së sektorëve të ndryshëm, duke i kontribuuar rritjes së efikasiteti, llogaridhënies dhe fuqizimin e sundimit të ligjit”, theksoi ministrja Hoxha.
Ministrja Hoxha tha se hartimi i projektligjeve është bërë në konsultim me ekspertët vendor dhe partnerët ndërkombëtarë, odat profesionale të këtyre sektorëve, përfaqësues nga USAID, Instituti Ndërkombëtar i Noterisë, projekti i Bashkimit Evropian për profesionet e lira dhe janë në pajtim të plotë me legjislacionin e Bashkimit Evropian.