Është aprovuar kërkesa e Ministrisë së Shëndetësisë për bartjen e pronës e cila aktualisht është në posedim të Qendrës Klinike Universitare, që t’i kaloj në pronësi Komunës së Prishtinës, me qëllim të ndërtimit të objektit të Ambasadës Gjermane.
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, tha se duke çmuar përkushtimin e Gjermanisë kundrejt Kosovës, do ti jepen 5465 metra katror për ndërtimin e ambasadës, raporton Ekonomia Online.
“Gjermania ka qenë dhe mbetet mik i Kosovës dhe ndihma e tyre ka qenë e madhe. Duke e çmuar këtë përkushtim ju lus ta votoni dhënien prej 5465 metra katror për ndërtimin e ambasadës gjermane”, ka thënë ministri Ismaili.