Qeveria e Kosovës ka miratuar shqyrtimi i Nismës për Nënshkrimin e marrëveshjes financiare trelaterale mes Bashkimit Evropian, Kosovës dhe Maqedonisë për programin e bashkëpunimit ndërkufitar IPA, mes Kosovës dhe Maqedonisë.
Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, tha se kjo marrëveshje parasheh dhurimin e 1.2 milion eurove për të dyja vendet, raporton EkonomiaOnline.
Hoxhaj gjithashtu tha se përmes kësaj marrëveshje synohet rritja e bashkëpunimit evropian.
Kabineti është njoftuar edhe me fillimin e zbatimit të projekteve të financuara nga fondet e Instrumentit të Para-Anëtarësimit (IPA).
Shuma e alokuar për Kosovën në programin e IPA II për vitet 2014-2020 është 645,5 milion, të cilat do të shpërndahen në sektorët: Demokracia dhe qeverisja, Sundimi i ligjit dhe të drejtat themelore; Energjia; Konkurrueshmëria dhe inovacioni; Arsimi, shëndetësia dhe politikat sociale; Bujqësia dhe zhvillimi rural Mjedisi; dhe Bashkëpunimi regjional.
Aktualisht janë duke u zbatuar 246 projekte të financuara nga IPA, në vlerën totale prej 173, 867,805 euro, derisa janë planifikuar edhe 53 projekte në vlerën 145,356 euro.
Në mbledhje është prezantuar informata e Ministrisë së Integrimeve Evropiane për kontributin e parë të Institucioneve të Republikës së Kosovës për Raportin vjetor të Komisionit Evropian për Kosovën, për vitin 2018.