Qeveria miraton masat e reja anti-COVID

Prishtinë | 29 Kor 2020 | 12:06 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka caktuar masat e reja kundër luftës së Coronavirusit.

Në këto masa, ndër tjerash, përfshihet ndalimi i tubimeve dhe ahengjeve, ndalimi i veprimtarive rekreative në mjedise të mbyllura, ndalimi i pjesëmarrjes fizike të qytetarëve në ceremonitë dhe veprimtaritë fetare.

Gastronomia do të lejohet të punojë deri në orën 22:30. Do të lejohen të vazhdojnë punën çerdhet etj.

Njoftimi i plotë:

Masat e reja të Qeverisë për mbrojtje nga #COVID19

🔴 Ndalohet pjesëmarrja fizike e qytetarëve në ceremonitë dhe veprimtaritë fetare
🔴 Ndalohet veprimtaria e tregjeve publike të automjeteve dhe të kafshëve
🔴 Ndalohen të gjitha tubimet publike, ahengjet familjare private
🔴 Ndalohen veprimtaritë rekreative, kulturore dhe sportive në mjedise të mbyllura dhe të hapura
Lejohen vetëm fitneset, pishinat e mbyllura dhe sportet individuale
🟢 Autobusët, kombit, taksitë punojnë me 50% të kapaciteteve
🔴 Reduktim stafi në institucione
🟢 Çerdhet publike dhe private lejohet pas vlerësimit dhe mbikëqyrjes nga Komunat
🔴 Gastronomia nuk punon nga ora 22:30-05:00. Jashtë këtij intervali vetëm në hapësira të hapura me distancë 2 m mes tavolinave, si dhe shërbimi merre me vete
🟢 Qytetarët mbi moshën 65 vjeç dhe ata me sëmundje kronike mund të dalin jashtë në mjedise publike vetëm prej orës 05:00-10:00 dhe prej 18:00-21:00.
🟢 Testi për Covid-19 (RT-PCR) me shtetet e rajonit vetëm sipas reciprocitetit

https://www.facebook.com/avdullah.hoti/posts/3495515213843141?__xts__[0]=68.ARDAKjHyMGMbxrucbzAyCGB0SemsIC6CS4g7EJGxvwFZ3GN2I0TeeSVT6MfMdkaTzLP4A5l_4B9j0LKFXBQfNKV69jWlYgnN43So8j8zKeykNDObv4eBtYxHoqne-0lfsAg-I91AHdFpgkEC4v9OiUhpuomW7x4FAx2K0dQE8Ojt_N-yaGcLy_TMYgb9e1bWZCZx0Xr73BvPCaaaMolhaJ3ordYT1hj_0iW0wJrXw0_z63EsWdVEqp1LJmaRarafHBlhxdaUa2sZXJhW8v4x241BI8-T1a_x16j1UB3CXzmWYTCA3utdoyHpUOx6feuzM6iidLoL6QiuZtRW5IdgBg&__tn__=-R
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme