Qeveria miraton masat e reja, Vitia: Rritje enorme e rasteve me Covid-19, s’ka vaksinim të obligueshëm

Prishtinë | 18 Gus 2021 | 18:04 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Qeverisë, të mërkurën është bërë miratimi i vendimit për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemise Covid-19, raporton Ekonomia Online.

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se asnjë qytetarë i vaksinuar nuk ka vdekur si pasojë e Covid-19. Ai me këtë rast kanë thënë se ka pasur qytetarë të vaksinuar që janë infektuar me virus por që e kanë kaluar shumë më lehtë atë.

“Po e ritheksoj, nuk kemi të vdekur nga variant Delta që paraprakisht janë vaksinuar. Nuk kemi të vdekur nga varianti Delta që paraprakisht janë vaksinuar. Ata që janë vaksinuar po ka raste të tilla që janë infektuar me verzionin Delta, mirëpo e kanë kaluar shumë më kollaj, e në shumicën e rasteve s’ka pas nevojë për kurfarë hospitalizimi të tyre”, ka thënë ai.

Poashtu Kurti ka kërkuar nga qytetarët që të caktojnë termine e të vaksinohen, duke u shprehur se varianti Delta është i pandalshëm.

“Ftojmë qytetarët të caktojnë termine për vaksinim dhe të vazhdojnë me procesin e vaksinimit sepse variant Delta është i pandalshëm. Në anën tjetër, përkundër asaj se vaksinimi po shkon mirë, e kemi të detyrueshme që të marrim masa të reja të cilat do ta ngadalësojnë ritmin e infeksioneve dhe në këtë mënyrë ta ruajm shëndetin publik. Distanca fizike, maskat e higjiena personale është e domosdoshme por detyrë mbi detyrat për te gjithë neve si qytetarë të përgjegjshëm për qytetarët e Kosovës është vaksinimi. Vaksina ka, mund të zgjidhet lloji i saj vetëm se duhet të merret”, ka shtuar ai.

Ndërsa ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se në Kosovë ka rritje enorme të rasteve të infektimit, andaj masat e marra do të tentojnë ta mbajnë në kontroll situatën epidemiologjike.

“Masat për ruajtën dhe mbrojtjen janë për të kufizuar trasnmeptimin e Covid-19 dhe për të zvogluar vdekjet. Kemi rritje enorme të rasteve me Covid-19. Në një situatë të tillë dukë balancuar interesin e ruajtjës së shëndetit publik dhe atë ekonomik, propozojmë ndërmarrjen e masave të reja. Masat nuk përcaktojnë obligimin e vaksinimit të obligueshëm. Masat dhe afatet kohore shërbejnë që situatat epidemologjike të mbahet në kontroll”, tha ai.

Të ngjashme