Qeveria e Kosovës në mbledhjen e radhës miratoi një varg projektligjesh që ndërlidhen në fushën e shëndetësisë, raporton Ekonomia Online.
Në mbledhje u miratua plotësim ndryshimin e Ligjit për Sigurimin Shëndetësorë, për Shëndetësi, për Parandalimin e Sëmundjeve Ngjitëse etj.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se miratimi i këtyre projektligjeve do të krijojë siguri juridike për mbrojtjen e shëndetit.
“Ministria e Shëndetësisë bazuar në programin legjislativ, për vitin 2021 ka paraparë edhe hartimin e 15 projektligjeve për plotësim ndryshimin e ligjeve në sektorin e shëndetësisë”.
“Projektligjet në sektorin e shëndetësisë kanë për qëllim harmonizimin e dispozitave ligjore. Miratimi u projektligjeve do të krijojë siguri juridike për mbrojtjen e shëndetit”.