Qeveria rregullon pensionet për veteranët e UÇK-së

Prishtinë | 16 Nën 2016 | 09:47 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme, ka miratuar koncept-dokumentin për rregullimin e fushës së pensioneve të Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Arban Abrashi, tha se duke marrë parasysh planifikimin e buxhetit të vitit 2017 dhe nevojën për të mbuluar pagesat e pensioneve për veteranët luftëtarë për të cilën kjo ministri është e mandatuar, duke marrë parasysh konsultimet e shumta me shoqatat e veteranëve dhe invalidëve, mangësitë dhe zbrazëtirat në Ligjin aktual si dhe nevojën për të ridefinuar konceptin aktiv dhe efektet e tjera anësore, sikurse ndërprerja e marrëdhënies së punës nga disa përfitues, konsideron se është i nevojshëm ndryshimi i politikës ekzistuese, përkatësisht ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit 04/L 261 për Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Aktorët e ndryshëm relevantë vendorë e ndërkombëtarë, dhe përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta, gjithashtu janë të mendimit dhe kanë sugjeruar se janë të nevojshme ndryshimet në politikën dhe legjislacionin aktual duke propozuar edhe politika konkrete lidhur me të drejtat dhe përfitimet dhe benificione të tjera për veteranët luftëtarë”, tha Abrashi.

Me këtë propozim, MPMS përmes miratimit të këtij koncept dokumenti synon të inicioj ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 04/L 261 për veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duke krijuar mundësitë që pagesat e pensioneve dhe përfitimet tjera të mbulohen nga Buxheti i Kosovës dhe janë në përputhje me aktet ligjore dhe gjithmonë në funksion të përmirësimit të mirëqenies së kësaj kategorie.

mbledhja-qeverise

Të ngjashme