Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për ndryshimet në ligjin për Zgjedhje, raporton Ekonomia Online.
“Miratohet nisma legjislative “Projekligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 03/L-256”, tha kryeministri Albin Kurti.
Ky Projekligj është proceduar në Kuvendit të Kosovës.
Pas kësaj pritet që Kryesia e Kuvendit të caktojë seancën për votimin e ndryshimit të Ligjit për Zgjedhje.