Qeveria e Kosovës ka miratuar nismën për nënshkrimin e marrëveshjes financiare trepalëshe ndërmjet Bashkimit Evropian, Kosovës dhe Shqipërisë për vitin 2018, për programin e bashkëpunimit ndërkufitar për IPA 2 ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, u miratua, raporton EkonomiaOnline.
Zëvendësministri i Integrimit Evropian, Lirak Qelaj, tha se kjo marrëveshje do të mundësoj qasjen në fondet e IPA-së.
“Kjo marrëveshje do të mundësojë të rritet përfitimi nga fondet e IPA-s përmes bashkëpunimit të marrëveshjes që mundëson programin bashkë kufitarë të dy vendeve programi i bashkëpunimit synon të rrisë bashkëpunimin rajonal dhe të nxisë zonat kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë”, tha Qelaj.
Qelaj tha se kjo marrëveshje është për mbrojtjen e mjedisit të dy vendeve, adaptimet nga ndryshimet ndërkufitare etj.