Qeveria e Kosovës në mbledhjen e radhës ka miratuar Platformën vjetore të politikës së Inteligjencës dhe Sigurisë, raporton Ekonomia Online.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se kjo platformë do të marrë përkrahjen e Qeverisë.
“Në pajtim drejtori i AKI-së propozon një version të platformës së Agjencisë së Inteligjencës dhe pas konsultimit me presidentin, ajo i dërgohet qeverisë e pastaj dërgohet në komisionin parlamentar”.