Në mbledhjen e qeverisë së Kosovës është marrë vendim po ashtu edhe për Projektligjin për ratifikimin e ndryshimit dhe plotësimit të Marrëveshjes Financiare për IPA 2015 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
Sipas ministres së Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, miratimi i këtij plotësim-ndryshimi do të ndikonte që kjo marrëveshje të jetë sa më shpejt e zbatueshme pas ratifikimit, raporton Ekonomia Online.