Kabineti qeveritar në mbledhjen e rregullt ka miratuar projekt-rregulloren për mënyrën e notifikimit dhe ofrimit të informacioneve mbi rregulloret teknike, procedurat për vlerësimin e konformitetit dhe standardet, raporton Ekonomia Online.
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Endrit Shala tha se kjo rregullore është e draftuar me direktiva të BE-së.
“Arsye për hartimin e kësaj projekt-rregullore është përcaktimi i procedurave. Kjo rregullore përshkruan notifikimin e rregullores teknike sipas rregullave të Bashkimit Evropian. Rregullorja është e draftuar me draft-rregulloren e Qeverisë dhe direktivave të Bashkimit Evropian”, tha ai.