Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit, raporton Ekonomia Online.
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Bajram Hasani tha se me këtë projektligj do të bëhet avancimi i infrastrukturës që do të ketë ndikim në reduktimin e barrierave për konsumatorët.
Ai gjithashtu tha se ky projektligj i hap rrugë edhe implementimit të rregullave ndërkombëtare.