Qeveria e Kosovës në mbledhjen e radhës ka miratuara Projektligjin për Shërbimin e Jashtëm, raporton Ekonomia Online.
Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli tha se ky projektligj rregullon aspektet e shërbimeve të jashtme duke u bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare.
“Ky projektligj rregullon aspektet e shërbimeve të jashtme duke u bazuar në praktikat më të mira me traditë demokratike të përshtatura realiteteve dhe rrethanave përkatëse në vendin tonë”.
“… në këtë projektligj janë veprat e marrëdhënieve ndërkombëtare me konventave e kësaj fushe. Projektligji bën ndryshime thelbësore të ndryshimeve organizative”, tha ai.
Pacolli tha se miratimi i këtij projektligji paraqet hap të rëndësishëm në punën organizative për shërbimin e jashtëm të Kosovës.
“Protokolli i kryeministrit me qëndruar në dikasterin e kryeministrit dhe protokolli për shërbime diplomatike të mbetet në dikasterin e ministrisë se punëve të jashtme”, tha Pacolli.