Kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës ka shqyrtuar propozim-vendimin për përmbushjen e kontributit vjetor të Kosovës në Organizatën “Friends of Europe”, raporton Ekonomia Online.
Zv. ministri i Ministrisë së Integrimeve Evropiane, Lirak Qelaj tha se anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë është i një rëndësie të veçantë.
“Organizata mbulon një gamë të gjerë politikash. Kjo është organizator kryesor i ngjarjeve të BE-së. Kontributi i Kosovës në këtë organizatë do të luaj rol të rëndësishëm. Kosova më herët ka pas qasje të kufizuar me këtë organizatë prandaj një partneritet do ti jap një rëndësi të madhe sepse Kosova do të vendoset në rrjetëzimin e ngjarjeve të BE-së”, tha Qelaj.