Qeveria e Kosovës në mbledhjen e radhës ka shqyrtuar propozimin e komisionit rekomandues për emërimin e drejtorit të Bordit të Ndërrmarrjes Publike Qendrore “Telekomi i Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se komisioni rekomandues ka përfunduar të gjitha procedurat si dhe janë propozuar kandidatët e dalur nga komisioni rekomandues.
“Komisioni rekomandues i ka përfunduar të gjitha procedurat. Bazuar në rekomandimet Telekomi i Kosovës propozon këta kandidatë që i keni në material”, ka thënë Haradinaj.
Anëtarët e propozuar për drejtorë të bordit të Telekomit janë: Besa Shatri, Skënder Hoti, Osman Ejupi, Sead Ujkani, Suzana Andjelkovic, Filip Krasniq.