Kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme ka aprovuar propozim-vendimin për kursime dhe ndarje buxhetore të organizatave buxhetore në pajtim me nenin e ligjit për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2018, raporton Ekonomia Online.
Ministri i Financave, Bedri Hamza tha se “Këto mjete nuk mund të transferohen për mjete të reja kapitale”.
“Sipas nenit 15 dhe 16 të ligjit të buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2018 ku thuhet se kur organizata buxhetore ka në shpenzim plane rrjedhëse, para të dorëzuara në thesar, ministri mundet me aprovim paraprak nga qeveria të autorizoj shkurtimin e ndarjes buxhetore për të gjitha kategoritë e shpenzimeve të asaj organizate buxhetore duke përjashtuar të hyrat vetanake, të dedikuara, huamarrje dhe të transferoj atë të njëjtën brenda një organizate buxhetore apo të transferoj atë ndarje të një organizatë tjetër duke përjashtuar të gjitha paragrafët dhe nenet të cilat kufizojnë transferet buxhetore”.
“Këto mjete nuk mund të transferohen për projekte të reja kapitale si dhe çdo projekt kapital, ministri mundet nëse iu ofrohen arsyetimet e vlefshme nga ana e kryesuesit të organizatës buxhetore të dërgoj për kërkesë për aprovim në qeveri për lëvizjen e mjeteve të alokuara nga një projekt kapital në tjetrin brenda programit të njëjtë të asaj organizate në shumë më të lartë se 15% por më pak se 25% të vlerës totale të kategorisë ekonomike kapitale të aprovuar për atë program”, tha Hamza.
“Ministria e Financave ka analizuar dhe përgatitur materialet për propozim-vendim për ndarje, rialokime në kuadër të kategorive ekonomike të nivelit qendror të cilat i janë bashkangjitur këtij vendimi dhe ju lus që të njëjta të i aprovoni”, tha ai.
Qeveria gjithashtu ka miratuar propozim-vendimin me të cilin obligohet Dogana e Kosovës që të hap Zyra Doganore të Republikës se Kosovës që të kryej procedura doganore, për zhdoganimin e mallrave që kanë destinacion hedhjen në qarkullim të lirë, destinacion final të përdorimit në Republikën e Kosovës.
Ministri i Financave, Bedri Hamza tha se “Duke pas iniciativën në mes dy vendeve të Kosovës dhe Shqipërisë, për lehtësimin e tregtisë, ministria e Financave propozon që të hapet një zyre doganore në portin e Durrësit që do shërbej si transit i mallrave që kanë synim Kosovën”, tha Hamza.