Qeveria miraton raportin e DASh-it për të Drejtat e Njeriut, kërkohet raportim çdo tre muaj

Prishtinë | 19 Mar 2019 | 14:20 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës ka shqyrtuar raportin për të Drejtat e Njeriut në Kosovë për vitin 2018, i cili është publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, raporton Ekonomia Online.

Ekzekutivi ka miratuar këtë raport për institucionet kompetente, nga i cili u tha se do të raportohet veç e veç për veprimet e ndërmarra në çdo dikaster

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, tha se qëllimi është që të jenë dakord për zbatimin e të gjeturave që janë identifikuar, të bëhen me veprime konkrete.

“Kemi nda disa kategori temat për të cilat mendojmë që kanë më rëndësi që institucionet me i trajtuar me kujdes, qëllimi i kësaj është rënia dakord e neve për zbatim për të gjeturat që janë identifikuar mi miratuar me veprime. Raportimi me ndodh çdo 3 muaj dhe të gjeturat e veprimet që paraqiten me i miratuar sot, raportimin për veprimet e ndërmarra me i raportuar çdo 3 muaj”, u shpreh Haradinaj, raporton Ekonomia Online.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/1633193243490938/

Të ngjashme