Qeveria ka miratuar Rregullore për funksionimin dhe punën në Qendrën për Strehimin, Mbrojtjen dhe Rehabilitimin e Viktimave të Trafikimit me Qenieve Njerëzore në nivel të mesëm dhe të lartë.
Kryeministri Albin Kurti tha se kështu rregullohet procedura e trajtimit të viktimave.
“Me këtë akt juridik rregullohet procedura e tërësishme, që nga momenti i pranimit të viktimës, deri te largimi nga qendra, sikurse edhe ofrimi i ndihmës mjekësore, juridike dhe psikologjike”, tha Kurti.