Qeveria në detyrë ka miratuar propozim vendimin përfundimtar për shpronësim të pronave në zonën Hade dhe Shipitullë. Zonë kjo e cila do të përdoret nga KEK për eksploatim të thëngjillit për prodhim të energjisë elektrike.
Në këtë vendim nuk kanë hyrë 6 pronarë, pronat e të cilëve kanë pranuar të zhvendosen. Në këtë projekt nga 17 prona sa është paraparë do të hyjmë vetëm 11, raporton Ekonomia Online.
Lidhur me këtë temë, në mbledhjen e qeverisë, është miratuar edhe vendimi për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të cilat preken nga realizimi i Projektit për zgjerimin e mihjes sipërfaqësore për eksploatim të thëngjillit për prodhim të energjisë elektrike për nevoja të Korporatës Energjetike të Kosovës, zona kadastrale Hade dhe Shipitullë (pjesa e mbetur), Komuna Obiliq.
“Ne duhet të kërkojmë nga KEK-u që me kohë t’i përgatisë të gjitha këto vendime, në mënyrë që as Qeveria as KEK-u të mos vijnë në situatë të tillë të ngutshme, veçmas tani kur jemi në përgatitje të ndërtimit të Termocentralit “Kosova e re”, që edhe Banka Botërore edhe investitorët kërkojnë që të jemi shumë efikas dhe shumë të saktë në çështjet e shpronësimeve edhe në çështjet e zhvendosjes së popullatës nga ato prona”, tha kryeministri në detyrë Mustafa.
Qeveria miratoi gjithashtu edhe propozim vendimin për shqyrtimin e me tejme të kërkesës për shpronësim të pronave të cilat preken nga ndërtimi i ndërtesave të përhershme të menaxhimit të integruar të kufirit, pika kufitare Merdar në komunën e Podujevës, raporton EO.
Qeveria miraton rregulloren për riintegrimin e personave të riatdhesuar
Qeveria e në detyrë ka miratuar Projekt-rregulloren për riintegrimin e personave të riatdhesuar.
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, tha se kjo rregullore do të lehtësoj punën për integrimin e personave të riatdhesuar.
“Duke pas parasysh rëndësinë e kësaj rregullore e cila do të bëjë më të lehtë punën e riintegrimin e personave të riatdhesuar”, Hyseni.