Qeveria e Kosovës në mbledhjen e radhës ka miratuar Strategjinë e Komunikimit dhe Informimit në mbështetje të procesit të integrimit Evropian të Kosovës për vitet 2018-2021, raporton Ekonomia Online.
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha tha se Strategjia trajton komunikimin për procesin e integrimit.
Sipas saj, Qeveria synon që të aplikojë për statusin e kandidatit për në Bashkimin Evropian (BE).
“Strategji e cila si çështje kryesore trajton komunikimin e procesit të integrimit, pra MSA. Në këtë Strategji përfshijmë sfidat përfitimet dhe do tu mundësojë qytetarëve të marrin mw shumë informacione lidhur me këtë”.
“Në kontekstin e prioriteteve të Qeverisë, Kosova punon për të siguruar vendin e kandidatit për BE. Strategjia si qëllim primar ka komunikimin e procesit të vizave. Është evidentet që tërë kjo të komunikohet me publikun dhe partneritetin ndërkombëtarë”.