Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, e ka quajtur të rëndësishëm projekt-udhëzimin administrativ “Edukimi për Mbrojtjen e Fëmijës”, i cili u miratua të mërkurën në mbledhjen e Qeverisë, raporton Ekonomia Online.
E para e arsimit ka treguar edhe qëllimin e këtij udhëzimi administrativ.
“Qëllimi i këtij udhëzimi Administrativ është funksionimi e bashkëpunimi në përgjithësi në të gjithë institucionet edukativo-arsimore, në ‘Edukimin e Mbrojtjes së Fëmijës’. Ky udhëzim garanton që të gjitha veprimet dhe vendim që i marrin institucionet edukativo-arsimor udhëhiqen nga parimet e konventës për të drejtat e njeriut. Në tërësi ky udhëzim qartëson rolin e të gjitha institucioneve edukativo-arsimore duke përfshirë shkollat dhe të gjitha institucionet në kuadër të arsimit. Për realizmin e aktivitete edukuese për fëmijët në funksion te edukimi të mbrojtjes së fëmijës”, ka thënë Nagavci.