Qeveria ndalon blerjen e veturave zyrtare

Prishtinë | 19 Tet 2020 | 16:29 | Nga Ekonomia Online

Qeveria e Kosovës merr vendim për ndalimin e procedurës së blerjeve të veturave zyrtare nga ministritë dhe agjencitë në varësi të tyre, raporton Ekonomia Online.

Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj ka thënë se MPB-ja duhet të hartojë një plan për rishpërndarjen e veturave zyrtare sipas nevojave të institucioneve.

“Përmes këtij propozim kërkohet të ndalohet blerja e veturave zyrtare. Obligohen  të gjithë ti ndalojnë procedurat. MPB-ja obligohet të hartojë një plan për rishpërndarjen e veturave zyrtare sipas nevojave të institucioneve”

Ndërsa Ministrja e Kulturës Vlora Dumoshi ka kërkuar që varurat të shpërndahen në vendin e duhur.

“Ne momentalisht jemi pa vetura, por kish me qenë e mirë me u ba shpërndarje të  veturave aty ku është e nevojshme”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme