Qeveria e Kosovës ka ndarë 100 mijë euro për dërgimin e kontingjentit të parë të ndihmave humanitare nga Kosova për popullin e Ukrainës, si viktimë e agresionit rus.
“Bazuar në qëndrimin e Republikës së Kosovës për harmonizimin e qëndrimit me aleatët. MPJD propozon për shqyrtim dhe miratim vendimin për ndarje të mjeteve buxhetore në vlerë prej 100 mijë euro”, ka thënë ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, në arsyetimin e kërkesës.