Qeveria e Kosovës ka ndarë 25.8 milionë euro për mbështetjen e sigurisë në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.
Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se 7.8 milionë euro ndahen për Ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, ndërsa pjesa tjetër 18 milionë euro ndahet për Ministrinë e Mbrojtjes, raporton Ekonomia Online.
Ai sqaroi se kjo pikë e Pakos së Ringjalljes e ka për qëllim mbështetjen e sigurisë në Kosovë.
“25.8 milionë euro ndahen për mbështetjen e sigurisë në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike të angazhimeve që kemi si Qeveri për të forcuar dhe avancuar sistemet e mbrojtjes dhe të sigurisë dhe për të mbështetur zhvillimin konform strategjive që janë të aprovuara”, ka thënë Murati.
“7.8 milionë euro ndahen për Ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, ndërsa pjesa tjetër 18 milionë euro ndahet për Ministrinë e Mbrojtjes”, ka thënë Murati.