Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), kërkoi nga Qeveria e Kosovës që t’i ndahen 285 mijë e 484 euro për të paguar qiranë e Kishës Ortodokse Serbe.
Kjo kërkesë u miratua nga kabineti qeveritar, i kryesuar nga kryeministri Ramush Haradinaj, raporton Ekonomia Online.
Deri tani Qeveria e Kosovës, ka miratuar draft dokumentin për financimin e subjekteve politike, ka marrë vendim që të ndaj 11 milionë euro për barna dhe materiale tjera shpenzuese si dhe ka marrë vendim për shpronësim të pronave në Hade dhe Shipitullë.