Qeveria në mbledhjen e sotme ka miratuar 321 800 euro për kompensimin e shtesave dhe stimulim financiar për 85 gjyqtarë të krimeve të rënda për vitin e 2017, raporton Ekonomia Online.
Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka bërë kërkesë që gjithë gjyqtarëve të krimeve të rënda në Kosovë t’ju ndahet një shtesë prej 300 euro në formë lineare si mekanizëm shtesë për të nxitur ata që ta rrisin efikasitetin në punë në luftimin e krimit të organizuar.
Kërkesa për mjete është për 321 mijë e 800 euro për 85 gjyqtarë në Departamentet e Krimeve të rënda në Gjykatën Supreme, Gjykatën e Apelit dhe në të gjitha Gjykatat Themelore në Kosovë.
Mjetet për këtë janë paraparë në kuadër të Këshillit Gjyqësor, në buxhetin e rregullt.