Qeveria e Kosovës ka ndarë 350 mijë euro për themelimin e shkollës profesionale “Loyola” dhe 308 mijë euro për shpenzime vjetore të gjimnazin “Loyola” në Prizren.
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, në mbledhjen e kabinetit qeveritar tha se shkolla profesionale do të jetë në planprogram të shkollave profesionale në Gjermani, raporton Ekonomia Online.
“Për ndarjen e mjeteve financiare prej 350 mijë euro për themelimin dhe funksionalizimin e shkollës profesionale me sistem 3-vjeçar me planprogram të shkollave profesionale në Gjermani Loyola Profesional dhe 308 mijë për shpenzime vjetore për gjimnazin ‘Loyola’”.