Me propozimin e kryeministrit Ramush Haradinaj, Qeveria e Kosovës ka ndarë mjete financiare në vlerë prej 40 mijë euro për mbështetjen e projekteve në dobi të komunitetit kroat në Kosovë, raporton Ekonomia Online.
“Ne kemi përkrahur të gjitha komunitete në Kosovë. Kemi përkrahë edhe komunitetin malazez dhe i vetmi komunitet qe nuk e kemi përkrahë në Kosovë është komuniteti i kotave. E lus ministrinë e financave që të ndajë 40 mijë euro”, tha kryeministri Ramush Haradinaj, duke arsyetuar propozimin.
Me vendimin e aprovuar për ndryshimin e Vendimit të Qeverisë 10/141, ministrja e Integrimit Evropian, është emëruar Koordinator Nacional për donacione, IPA, TAIEX dhe programe të tjera që ofrojnë donacione për Republikën e Kosovës.