Qeveria ndan 432 mijë € për sëmundjen gungore të gjedhit

Prishtinë | 28 Pri 2017 | 13:40 | Nga

Qeveria e Republikës së Kosovës  me propozim të Ministrisë së Financave, sot ka ndarë mjete buxhetore në shumën prej 432 mijë euro për parandalimin e sëmundjes gungore të lëkurës së gjedhit.

Bashkë me mjetet e ndara të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës, shuma e cila dedikohet për këtë çështje arrin vlerën mbi 600 mijë euro, ku përmes kësaj shumë do të përfitojnë të gjithë fermerët që mbajnë gjedhe.

Me propozim të Ministrisë së Financave, Qeveria e Republikës së Kosovës  gjithashtu ka ndarë mjete në shumën prej 350 mijë euro për dezinfektimin e hapësirave kundër Etheve hemorragjike – Krime Kongo (rriqrave), ku përmes kësaj  shume i mundësohet Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për të parandaluar përhapjen e kësaj sëmundje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme