Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka ndarë 50 mijë euro për rajonet e goditura nga vërshimet në Maqedoni.
Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka thënë se Maqedoni ka kërkuar ndihmë në frymën e fqinjësisë së mirë.
“Janë goditur pjesë të lokaliteteve të banuara me shqiptarë, Maqedonia ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme dhe ka kërkuar ndihmë në frymën e fqinjësisë së mirë. Konsideroj se Qeveria duhet të ndjekë shembullin e shteteve të tjera dhe të votohet ndihma prej 50 mijë euro për shtetin e Maqedonisë”, ka thënë ai.