Qeveria ndan 70 mijë euro për nëntë vjetorin e pavarësisë

Prishtinë | 08 Shk 2017 | 09:55 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës ka themeluar Këshillin organizativ për shënimin e nëntë vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Andaj, për të shënuar këtë përvjetor të pavarësisë në mbledhjen e Qeverisë është marrë vendim për ndarjen e 70 mijë eurove.

Këtë këshill do ta kryesoje Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Kujtim Shala.

Këshilli Organizativ për shënimin e nëntë vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, i cili do të ketë këtë përbërje:

-Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kryesues;

-Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës, anëtar;

-Ministria e Punëve të Jashtme, anëtar;

-Ministria e Punëve të Brendshme, anëtar;

-Zyra e Kryeministrit, anëtar;

Po ashtu janë ftuar që të dërgojnë nga një përfaqësues në Këshill edhe:

-Zyra e Presidentit, anëtar;

-Kuvendi i Republikës së Kosovës, anëtar;

-Komuna e Prishtinës, anëtar;

-Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, anëtar;

-Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, anëtar; dhe përfaqësues të OJQ-ve.

 

Të ngjashme